Adnan Januzaj befason me urimin për Distria Krasniqin

Sporti

Adnan Januzaj befason me urimin për Distria Krasniqin

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 21:58
Adnan Januzaj

Futbollisti Adnan Januzaj e ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Xhudistja Krasniqi garoi në kategorinë deri në 48 kilogramë dhe u tregua më e mira duke e rrëmbyer medaljen e artë.

Januzaj në profilin e tij në Instagram shfrytëzoi rastin ta urojë për këtë sukses.

“Urime kampione” – shkroi ai në InstaStory.

Image

Kjo ishte medalja e dytë e artë olimpike për Kosovën, pas asaj të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike të vitit 2016. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat