Yuto Horigome fitoi medaljen e parë

Sporti

Yuto Horigome fitoi medaljen e parë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 16:58
Yuto Horigome

Ana Kiesenhofer e Austrisë, realizoi një nga surprizat më të mëdha të Olimpiadës, duke shpërthyer për të fituar medaljen e artë në garën e rrugës çiklizëm femra. Holandezja Anniemiek van Vleuten u rikthye pas një rrëzimi në fullim, për të fituar një medalje të argjendtë për Holandën, por duke harruar se sa para kishte kaluar Kiesenhofer mendoi se kishte fituar medaljen e artë kur arriti finishin. Elisa Longo Borghini ndërkohë fitoi për Italinë një medalje të bronxtë.

Japonezi Yuto Horigome fitoi medaljen e parë absolute të artë në skateboarding në një Olimpiadë, me sportin që përfshihet për herë të parë në këto Lojëra, pasi triumfoi për meshkuj në qytetin ku ka mësuar të bëjë skateboard që fëmijë. Medalja e argjendtë shkoi për brazilianin Kelvin Hoefler, ndërsa amerikani Jagger Eaton fitoi të bronxit.

Medalja e parë në hedhjen nga trampolina në Lojërat e Tokios u fitua nga Kina. Shi Tingmao dhe Wang Han fituan në hedhjen e sinkronizuar nga 3 metra për femra duke grumbulluar 326.40 pikë duke nisur atë që pritet të jetë një tjetër performancë dominuese nga kinezët në këtë disiplinë, po të marrësh parasysh se Kina ka fituar 37 nga 48 medaljet e arta në hedhjet nga trampolina në 7 Olimpiadat e fundit.

Jennifer Abel dhe Melissa Citrini-Beaulieu të Kanadosë fituan medaljen e argjendit ndërsa podi u kompletua nga gjermanet Lena Hentschel dhe Tina Punzel.

Në tenisin për femra shpresa e madhe e vendasve japonezja Naomi Osaka, nuk zhgënjeu pritshmëritë duke bërë një debutim fitues, pasi mposhti me lehtësi kinezen Zheng Saisai 6-1, 6-4 në ndeshjen e saj të parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat