Ekipi olimpik i xhudos niset nesër drejt Kosovës

Sporti

Ekipi olimpik i xhudos niset nesër drejt Kosovës

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 18:46
Ekipi olimpik i xhudos niset nesër drejt Kosovës

Me një sukses të jashtëzakonshëm të arritur në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ekipi olimpik i xhudos niset nesër drejt Kosovës.

Me dy medalje të arta, shteti jonë renditet në vendin e dytë në sportin e xhudos në “Tokio 2020”.

Ishte fillimisht Distria Krasniqi që siguroi medalje të artë, e pas saj të njëjtën gjë e bëri edhe Nora Gjakova, duke arritur rezultat historik për Kosovën.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Driton Kuka, niset nesër për në Kosovë, ndërsa arritja bëhet të hënën në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, në ora 19:50.

“Ekipi olimpik i xhudos do të niset nesër (e diel) për në Kosovë, ndërsa arritja bëhet të hënën në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, në ora 19:50. Kampionet olimpike meritojnë që t’i pritni në mënyrën më të mirë të mundshme, në aeroport ose në sheshin e Prishtinës, i meriton të stërmbushet”, ka shkruar zëdhënësi i Kok-ut, Kushtrim Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat