​KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Portugalisë

Sporti

​KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Portugalisë

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 17:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar sot në Tokio një memorandum bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Portugalisë.

Memorandumi u nënshkrua nga drejtuesit e dy Komiteteve Olimpike, presidenti Ismet Krasniqi dhe Jose Manuel Constantino.

Krasniqi e ka vlerësuar lart nënshkrimin e këtij memorandumi, duke thënë KOK do të marrë përvojat më të mira nga KO Portugalisë, duke bashkëpunuar ngushtë në projekte të ndryshme.

Nga ana e tij, Constantino, duke uruar presidentin Krasniqi për dy medaljet e arta olimpike, shprehu kënaqësinë që do të bashkëpunojnë dhe do të japin përvojat më të mira të tyre për KOK-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat