Krasniqi dhe Kelmendi pritën drejtuesit e Komitetit Paralimpik të Kosovës

Sporti

Krasniqi dhe Kelmendi pritën drejtuesit e Komitetit Paralimpik të Kosovës

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 13:44
Krasniqi dhe Kelmendi pritën drejtuesit e Komitetit Paralimpik të Kosovës

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti, Ismet Krasniqi dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendiq (KPRK), me në krye presidenten, Njomza Emini.

Të dyja palët kanë biseduar për mundësinë e anëtarësimit sa më parë të Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar (KPRN).

Në emër të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, presidenti Krasniqi ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që KOK-u ta ndihmojë KPRK-në në këtë proces, në mënyrë që paralimpistëve tanë t’iu hapën dyert e pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare, në veçanti Lojërat Paralimpike.

Po ashtu, u bisedua që sa më parë të formohen edhe federatat paralimpike, për të plotësuar kushtet për anëtarësim në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar.

Presidentja Emini falënderoi presidentin Krasniqi dhe nënpresidentin Kelmendi, derisa theksoi angazhimin e tyre për të bashkëpunuar me KOK-un në ndërkombëtarizimin e institucionit që ajo drejton, duke shtuar se Kosova ka paralimpistë të talentuar që do të mund ta përfaqësonin denjësisht vendin tonë në garat ndërkombëtare.

Dy ditë më parë, në Tokio të Japonisë, u hapën edhe zyrtarisht Lojërat Paralimpike Tokio 2020, në të cilat Kosova nuk merr pjesë shkaku i mosanëtarësimit në KPRN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat