Hasani: Askush nuk po e din vendin dhe peshën e vetë në klub apo në Federata 

Sporti

Hasani: Askush nuk po e din vendin dhe peshën e vetë në klub apo në Federata 

Nga: K.G. Më: 18 shtator 2021 Në ora: 15:25
Hasani: Askush nuk po e din vendin dhe peshën e vetë në klub apo në Federata 

Trajneri i hendbollit, Shefqet Hasani, shprehet kritikë me disa federata të sporteve kolektive.

Ai e komenton shkrimin: “Nuk rritet cilësia (bie gjithnjë e më poshtë) duke mos garuar në garat kualifikuese të Kupave Evropiane, për atë luftuam që të jemi pjesë e komunitetit të barabartë sportivë evropian pothuajse dy dekada e gjysmë (1991 -2016)”.

Disa sporte kolektive nuk marrin pjesë në garat zyrtare të Kupave evropiane, duke e ë dëmtuar rëndë sportin tonë. Nga sportet kolektive vetëm futbolli dhe hendbolli marrin pjesë në garat evropiane.  

Ky përshkrim i gjendjes reale - momentale në sportin tonë; ka shumë pyetje dhe përgjigje për t’ju dhënë,  gjë që nëpërmes një shkrimi të mirë, e të qëlluar është shumë vështirë të përshkruhet, e ta kupton secili prej nesh që është akter në punën me sportin dhe sportistët për të marrë përgjigje, se çka është duke ndodhur me këto deformime dhe anomali që e kanë kaplu sportin tonë.
Jemi të vetëdijshëm me situatën e pandemisë - Covid-19, por kto gjëra gjenezën e kanë edhe më herët shumë duke marrë cilësinë e ulët që po e dëshmojnë faktet dhe rezultatet në sporte, që me decenie janë prezente duke mos marrë parasysh individët e sportit në cilido sport ose lojë sportive në cilin role qoftë ai - ajo, për ekipin - skuadrën. 

Duhet debat i thukët temë, analizë e thellë për cilësinë e ekipeve? kolektive tona të gjitha lojërave sportive, kolektive...

Një thënie e mençur e vjetër thotë: po e citojë “Gjithçka në jetë është më lehtë me e bë se sa me vazhdu me e mbajt“... 

Nga përvoja ime shumëvjeçare dhe shkencore në sport, shoh që në ekipe sportive kemi numër shumë të madh trajnerësh /ere, që më shumë i përkasim zhanrit artisti-e, të sportit dhe reklamave, se sa të sporteve kolektive - cilësore të rezultateve , të cilët arrijnë ti manipulojnë edhe donatorët të cilët derdhin mjete dhe këëkojnë rezultate të vlerave cilësore ndërkombëtare.

E tëra te na me një fjalë në sport po më përngjan si me muzikën të zhanrit “ tallava”, kur kush nuk po e din vendin dhe peshën e vetë në klub apo në Federata, Komitete etj.”, komenton Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat