Skandal i madh në evropian, qëllimisht lëshohet himni serb, reagojnë ashpër sllovenët 

Sporti

Skandal i madh në evropian, qëllimisht lëshohet himni serb, reagojnë ashpër sllovenët 

Nga: K.Goca Më: 18 shtator 2021 Në ora: 19:16
Skandal i madh në evropian, qëllimisht lëshohet himni serb, reagojnë ashpër sllovenët 

Gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Evropian të volejbollit midis Polonisë dhe Sllovenisë (meshkujt), pati një uverturë të pakëndshme për ekipin udhëtues, sepse polakët mikpritës, në vend të himnit të tyre, lëshuan himnin e Serbisë, ky ishte skandal i madh nga ana e mikpritësit në Katowice!

Disa lojtarë qeshën, disa ishin të nervozuar dhe situata e tensionuar vazhdoi në tribuna me fishkëllimat e tifozëve slloven të zemëruar me këtë skandal.

Disa lojtarë sllovenë u rebeluan menjëherë. 

Dejan Vinçiç doli para ekipit, ngriti duart në shenjë proteste, ndërsa shokët e tij reaguan shumë më me qetësi për shkak të këtij gabimi të polakëve.

Së shpejti himni serb u ndërpre dhe u zëvendësua me atë slloven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat