Haliti: Sot na la njeriu që i dha shumë notit 

Sporti

Haliti: Sot na la njeriu që i dha shumë notit 

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 23:25
Haliti: Sot na la njeriu që i dha shumë notit 

Presidenti i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti dhe komuniteti i notit, janë të pikëlluar për ikjen në amshim të njeriut që i dha shumë notit. Adem Beka.

“Lajm i trishtë e pikëllues, sot na la njeriu që i dha shumë notit, një prej sportistëve të shkëlqyer të viteve 70-ta, Adem Beka.

Ademi ishte një personalitet shumë i afërt dhe i dashur për tërë komunitetin e notit. Ai iku sot në përjetësi për të pushuar.

Adem, ikja jote është e hershme, andaj është vështirë të pajtohemi me mungesën tënde, por në këtë ditë të dhembjes së madhe gjejmë forcë të lutemi që të pushosh i qetë në përjetësi. 

Veprimtaria jote do të mbetet gjithmonë pjesë e paharruar e notit, Kampion i padiskutueshëm në veçanti notit ne ujëra të hapura. 

Ademi ishte kampion i padiskutueshëm në not si në pishina ashtu edhe në ujëra të hapura ndër gjeneratat e para që garoj për Kosovën edhe në maratonat e notit jashtë Kosovës, siç ishte Maratona e Hvarit në Kroaci e shumë te tjera.

Shpirti sportiv i juaji dhe motivi qe kishit do na përcjell përherë.

Ne emrin tim personal dhe në emër të komunitetit të notit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë miqve!!!
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shpreh ngushëllime Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat