E quajtën shqiptar e kroat, jep dorëheqje nga klubi famëkeq serb 

Sporti

E quajtën shqiptar e kroat, jep dorëheqje nga klubi famëkeq serb 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 15:25
Mirko Viçeviq u sulmua se është si kroat e shqiptar

Mirko Viçeviq është nga Mali i Zi por thuhet se është me prejardhje kroate dhe para pak ditëve u protestua kundër tij nga tifozët famëkeq “Delija” në Beograd.

Viçeviq jep dorëheqje nga klubi famëkeq i vaterpolos Cërvena Zvezda e Beogradit, pas ofendimeve që mori tepër të rënda nga tifozët që udhëhiqen nga bandat serbe. 

Turpi edhe më i madh është se trajneri nga Kotorri i Malit të Zi, nuk mori përkrahje as nga Prokuroria e cila nuk e pa problem mbishkrimin në pankartë: “Shiptari, Kroati, Balija nuk janë vëllezërit e mi”, që u shkrua nga Delija! Edhe një dëshmi se shteti serb qëndron prapa grupeve mafioze.

Ky është edhe një turp i Serbisë, që ushqehet me nacionalizëm të shfenuar kundër popujve tjerë. 

Trajneri malazez vendosi t'i japë fund mandatit të tij të shkurtër në stolin e ekipit famëkeq. Kjo është edhe një dëshmi, se si funksionojnë klubet në Serbi, si kërcënohen trajnerët vetëm pse nuk është serb.

Në Kroaci e Mal të Zi, janë të shokuar nga sjelljet e turpshme në Beograd në klubin famëkeq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat