Kosova vazhdon me medalje në turneun në Kroaci

Sporti

Kosova vazhdon me medalje në turneun në Kroaci

Më: 20 mars 2022 Në ora: 18:33
Kosova vazhdon me medalje në turneun në Kroaci

Medalja e 20-të e radhës, njëherazi e 10-ta në ditën e tretë nga Kombëtarja e Kosovës në karate në Grand Prix Croatia 2022.

Danina Rexhepi e argjendtë në grupmoshën (2012-2013-2014) deri në 39 kilogram.

Medalje fitoj edhe Enkel Hamiti në grupmoshën ((2008-2009) deri në 54 kilogram, humbi në xhiron e parë nga kampioni i kësaj kategoria garuesi nga Sllovenia për te vazhduar me fitore në garën për vendin e tretë (Repasazh), ku radhazi mundi dy garues nga Kroacia.

Blerand Osmani i argjendtë në kategori deri në 59 kilogram për grupmoshat (2010-2009-2008), xhiron e parë e firon nga garuesi i Italisë, Kroacisë pastaj Kosovës (Rion Bahtiri) në finale u ndal nga garuesi i Izraelit.

Po ashtu në ketë kategori edhe Rion Bahtiri fitoj medaljen e bronztë, ai dy xhiro të para i fitoj garuesit e Italisë pastaj u ndal nga nënkampioni i Kosovës Blerand Osmani, për te vazhduar garën për medaljen e bronztë, ku mundi garuesin nga Italia, njofton FKK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat