Për marrëdhënie se’suale, 20 vjet burg për trajnerin e shtetit të rajonit! Edhe në Kosovë... 

Sporti

Për marrëdhënie se’suale, 20 vjet burg për trajnerin e shtetit të rajonit! Edhe në Kosovë... 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2022 Në ora: 18:52
Për marrëdhënie se’suale, 20 vjet burg për trajnerin e shtetit të rajonit! Edhe në Kosovë... 

Një shembull që duhet të ndiqet në shtetin e rajonit, Maqedoninë e Veriut! Pas u vërtetuan të gjitha faktet gjykata mori vendim duke e dënuar me 20 vjet burg trajnerin e xhudos nga Prilepi, Rubin Peeski.

Ka kohë që edhe në Kosovë flitet e përflitet për abuzime seksuale me sportiste nëpër disa klube pavarësisht moshës apo edhe në ndonjë institucion sportiv!

Madje këtë shqetësim para një kohe e ka ngritur edhe Visar Alimehaj, ish nënkryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Hysni Prelvukaj, ish nënkryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës. Kur këta ngritën këtë shqetësim, goxha një farë dridhje nisi të disa qarqe sportive. 

Klubi i volejbollit Prishtina (femrat), ka qenë më e zëshmja, duke kërkuar botërisht që prindërit të kenë kujdes se ku po i dërgojnë fëmijët. Ky klub ka kërkuar publikisht që prindit të janë syhapur me këta rast.

Rubin Peeski u dënua me 20 vjet burg, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me 4 vajza, të mitura me të cilat i stërviste në klubin e tij. 

Atij i është ndaluar edhe kryerja e aktiviteteve, pasi përveç se ka bërë seks, akuzohet edhe për shpërdorim detyre si trajner”, njofton media maqedone “Telma”.  

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prilep, Zharko Veleski për mediumin maqedon ka konfirmuar dënimin me 20 vjet burg për trajnerin 46-vjeçar nga Prilepi.

“Sipas aktakuzës, Peeski, nga shkurti deri në dhjetor 2020, në Prilep dhe vende të tjera, për t'i kënaqur pasionet e tij seksuale, ka keqpërdorur pozitën e tij dhe ka kryer akte seksuale ndaj fëmijëve të moshës 14-vjeçare - katër nxënës të cilëve iu është besuar trajnimi dhe edukimi.

Rasti që tronditi opinionin u zbulua në janar të këtij viti, kur njëri nga prindërit denoncoi trajnerin në polici dhe më pas hetimet zbuluan viktimat e tjera”, shkruan më tej.

Para një kohe, në një anketë në Serbi, doli numri tronditës i abuzimeve seksuale.

Rezultatet më 31 dhjetor 2020: Nga 100 të anketuar, 61.3 për qind janë anëtarë të ekipeve kombëtare nga 24 sporte.

57.1% janë ngacmuar seksualisht nga telefoni, mesazhet, fotot (7.8% një herë, 20.8% disa herë, 7.8% shpesh).
50% kanë përjetuar dikë që u tregon atyre pjesë intime të trupit ose duke u zhveshur lakuriq (19.7% një herë ose dy herë, 19.7% disa herë, 10.5% shpesh).

23.4% përjetuan prekje, shtrydhje dhe puthje në një mënyrë seksuale të pakëndshme dhe të padëshiruar: (16.9% një herë ose dy herë, 2.6% disa herë, 3.9% shpesh).

29.9% u bindën të pranonin marrëdhënie seksuale (19.5% një herë ose dy herë, 9.1% disa herë, 1.3% shpesh).

Trajnerët ngacmuan seksualisht atletë 26.3%, punëtorë sportiv 22.1%, atletë 28.6%, prindër 5.3%.

Për shkak të refuzimit të marrëdhënies seksuale, 33.8% u ndëshkuan me kontrolle dhe teste të shpeshta dhe u hoqën nga ekipi, 11.7% nuk morën një letër nga klubi, detyrimet e tyre financiare nga kontrata nuk ishin përmbushur

36.8% e të anketuarve përjetuan dhunë seksuale jashtë sporteve
93.5% mendojnë se arsimi mbi dhunën seksuale është i domosdoshëm në sport.

92.1% mendojnë se duhet të ketë një linjë telefonike SOS për të mbështetur viktimat e dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat