Kryeministri Kurti për suksesin historik të Bad News Eagles

Sporti

Kryeministri Kurti për suksesin historik të Bad News Eagles

Më: 24 prill 2022 Në ora: 15:03
Kryeministri Kurti për suksesin historik të Bad News Eagles

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi ekipi i Kosovës, Bad News Eagles arriti të kualifikohej në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

BNE e arriti kualifikimin në ndeshjen e fundit, duke shkruar historinë për Kosovën.

BNE e arriti kualifikimin në ndeshjen e fundit, duke shkruar historinë për Kosovën.

E Kurti, suksesin e arritur nga ta e cilësoi historik, duke i uruar pesë djemtë nga Kosova.

“Bravo gamers! Kosova bën historinë me kualifikimin në PGL Antwerp Major 2022. Bad News Eagles sot mposhtën Sinners me rezultat 2:1.

Kjo fitore i bën pjesë të garës më të madhe të vitit për CSGO.

Pra, prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE nga sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë. I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë. Ata po na dëshmojnë çdo ditë se kur kombinohet pasioni dhe puna, suksesi është i garantuar”, shkroi Kurti në profilin e tij në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat