Elhami Shabani afër medaljes në Kampionatin Evropian: Moti kohë e pres këtë moment!

Sporti

Elhami Shabani afër medaljes në Kampionatin Evropian: Moti kohë e pres këtë moment!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 maj 2022 Në ora: 19:25
Elhami Shabani afër medaljes në Kampionatin Evropian: Moti kohë e pres këtë moment!

Karateisti i Kombëtares së Kosovës, Elhami Shabani, është në formën më të mirë dhe pretendon medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, në kategorinë deri në 75 kilogramë.

Shabani tha se përvoja është në anën tij dhe me padurim e pret përballjen me boshnjakun Hamza Turulja. 

Ballafaqimi pritet të zhvillohet nesër në orën 11.00 në Gaziantep të Turqisë. 

Reprezentuesi i Kosovës ka rastin historik që të fitojë medalje dhe të lartësojë shtetin e Kosovës.

Ai me qetësi e pret sfidën e madhe dhe është optimist për fitore.   

“Jam përgatitur goxha moti për këtë ditë.

Edhe qysh prej Kosovës jam nis vetëm për medalje.

Edhe mendoj që përvoja është në anën time, edhe fakti që moti kohë e pres këtë moment!”, thotë Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat