Ish kampioni i Evropës, Fehmi Mahalla: E vlerësoj shumë suksesin e Elhami Shabanit  

Sporti

Ish kampioni i Evropës, Fehmi Mahalla: E vlerësoj shumë suksesin e Elhami Shabanit  

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2022 Në ora: 16:56
Ish kampioni i Evropës, Fehmi Mahalla: E vlerësoj shumë suksesin e Elhami Shabanit  

Kampioni i Evropës në vitin 2004, Fehmi Mahalla, ka përgëzuar karateistin Elhami Shabani për medaljen e bronztë (- 75 kg) në Kampionatin Evropian. 

Mahalla tha se është sukses i madh për Shabanin dhe sportin në përgjithësi të Kosovës.

Karateisti i kombëtares së Kosovës, në luftë për medalje e mposhti me rezultat 2:1 boshnjakun Hamza Turulijan. 

Image

Elhami Shabani

Si e vlerësoni medaljen e bronztë të Elhami Shabanit, a mendoni se  Kosova ka edhe shumë emra tjerë që kanë potencial?

“E vlerësoj shumë edhe e ka arritur me plot meritë.

Për moment nuk mund me thënë a ka tjerë emra se tash janë gjenerata e re, nuk i njoh mirë çfarë kapaciteti kanë”, përgjigjet Mahalla për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Image

Fehmi Mahalla e Halil Mahalla

Mahalla, një kohë ka qenë ish selektor i Kombëtares së Kosovës, periudha e punës së tij edhe sot përmendet me krenari nga komuniteti i karatesë në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat