Shaban Tërstena është i pikëlluar me vdekjen e shokut dhe sportistit të shquar 

Sporti

Shaban Tërstena është i pikëlluar me vdekjen e shokut dhe sportistit të shquar 

Nga: K. Goca Më: 24 qershor 2022 Në ora: 12:26
Lutfi Xhelili

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, disa herë ish kampion i Evropës dhe botës, është i pikëlluar që humbi shokun dhe sportistin e shquar, Lutfi Xhelili.

Është një humbje e madhe për sportin në përgjithësi shqiptar.

Lutfi Xhelili ka qenë mundës i spikatur i klubit Liria e Shkupit. 

Image

“Padyshim se të gjithë të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Sot e morëm lajmin e hidhur para disa orë nga disa miq nga Shkupi. 

Por lajmin që e morëm edhe pse aktualisht jam larg nga Maqedonia, lajmin e përjetuam këtu në Gjermani na tronditi thellë dhe për të gjithë miqtë tanë kudo që janë, tashmë i ndjerë shoku ynë.

Lutfi Xhelili, pas një sëmundje të rëndë  është larguar nga jeta e kësaj bote, përndryshe Lutfin të gjithë e kemi quajtur gjithmonë - Lluto - kampion.

Çka të them më shumë për Llutën, kam shumë për te thënë për Llutën  i cili një jetë ia kushtoi  mundjes dhe ishte besnik i klubit të mundjes Liria, edhe pse për shumë vite disa mashtrues e përdorën dhe nuk e ndihmuan as njëherë. 

Prandaj o shoku im, çdoherë kam qenë krenar me ty si që të kam patur shokë dhe çdoherë do të mbetesh i paharruar për mua dhe për qindra e mijëra shokët e tjerë.

Zoti i Madhëruar e mëshiroftë shpirtin e tij sportiv dhe e shpërbleftë me gradën më të lartë në Xhenet”, ka shkruar Tërstena. 

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, është i pikëlluar duke thënë e kanë humbur një sportist të madh.

“Me pikëllim pranova lajmin për vdekjen e mundësit të mirënjohur të KM Liria,
Lutfi Xhelili Luta.

Ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë kolegëve të tij.

Ai ishte dhe do të mbetet ikonë e Klubit të Mundjes Liria”, shkruan në faqen e Ganiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat