Orari i garuesve të Kosovës për sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Sporti

Orari i garuesve të Kosovës për sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 09:40
Dita e sotme mund të konsiderohet edhe dita e medaljeve

Pasi që mbrëmë ekipi kosovar i tenisit dhe ai i ping-pongut përfunduan garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, sot do të jetë radha për tre sporte të tjera që garuesit kosovarë të tregojnë veten e tyre.

Dita e sotme mund të konsiderohet edhe dita e medaljeve, ku sporti i xhudos do ta përfaqësojë Kosovën me garueset Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha, si dhe me të artën Olimpike, Distria Krasniqi.

Krahas xhudos, edhe shigjetaria e boksi do të zhvillojnë gara sot, ku boksi do të përfaqësohet nga vëllezërit, Bashkim e Shpejtim Bajoku.

Më poshtë mund të gjeni orarin e plotë të garuesve kosovarë për ditën e sotme në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Image
Orari
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat