Beka thyen rekordin personal, zë vendin e 14-të në not në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Sporti

Beka thyen rekordin personal, zë vendin e 14-të në not në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:31
Vanesa Beka

Kosova ka përfunduar garat për ditën e sotme në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 me sportin e notit.

Ekipi kosovar u përfaqësuar nga notarja, Vanesa Beka, e cila ka zhvilluar sot garën e parë të notit në disiplinën delfin 50 metra.

Beka dha maksimumin nga vetja, ku edhe e theu rekordin personal, por që konkurrenca e fortë bëri që ajo të zë vendin e 14-të, respektivisht të shtatin në grupin e saj.

Notarja kosovare regjistroi kohë prej 1:20.87, ndërsa atë nga afër e përkrahën edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

Po ashtu, kjo nuk do të jetë gara e fundit për Vanesën, pasi që ajo do të garojë edhe të hënën në disiplinën 100 metra delfin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat