Bad News Eagles përfunduan në vendin e dytë në turneun Elisa Invitational – shuma të cilën e fituan

Sporti

Bad News Eagles përfunduan në vendin e dytë në turneun Elisa Invitational – shuma të cilën e fituan

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 22:51
Bad News Eagles

Ekipi Bad News Eagles ishte shumë afër për të fituar turneun Elisa Invitational, ku morën ftesë direkte për në çerekfinale.

Edhe pse arritën të mposhtin ekipet Finest dhe SINNERS në dy ndeshjet e para, këtë sukses nuk arritën që ta përsërisin edhe në ndeshjen finale ndaj ekipit HEET.

Në sfidën finale u mposhtën nga ekipi HEET me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, edhe pse favorit për ta fituar ndeshjen ishte ekipi shqiptar.

Duke e përfunduar garën në vendin e dytë, ekipi Bad News Eagles fituan çmim prej 7.000 dollarësh, ndërsa ekipi francez HEET, fituan 25.000 dollar dhe një vend në turneun Elisa Masters Espoo 2022.

Kjo ishte gara e fundit për ekipin Bad News Eagles para pushimit të lojtarëve në CS:GO ‘Player Break” dhe pritet që pas pushimeve të bëhen pjesë e ndonjë organizate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat