Halimi: Dikur idhulli im, sot miku dhe mbështetësi im më i veçantë 

Sporti

Halimi: Dikur idhulli im, sot miku dhe mbështetësi im më i veçantë 

Nga: K. G. Më: 16 korrik 2022 Në ora: 16:03
Enver Idrizi dhe Driton Halimi

Karateisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Driton Halimi, ndihet krenar që takoi legjendën e karatesë Enver Idrizi.

Halimi, prej karateistëve më të mirë në Maqedoni, thotë se Enver Idrizi, gjithmonë ka qenë frymëzim i tij.  

“Me legjendën e karatesë botërore z. Enver Idrizi.

Dikur idhulli im, sot miku dhe mbështetësi im më i veçantë”, ka shkruar Halimi në profilin e tij në facebook.

Synimet e Halimit janë që të arrijë suksese sa më të mëdha qoftë në Maqedoni dhe kudo nëpër garat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat