Rugova: Sport pa dhunë dhe pa hile! 

Sporti

Rugova: Sport pa dhunë dhe pa hile! 

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 19:33
Rugova: Sport pa dhunë dhe pa hile! 

Drejtori i drejtorisë së sporteve të Prishtinës, Granit Rugova, tha se sporti duhet të jetë vendi ku kënaqen shikuesit dhe nuk ka vend për dhunë. 

Rugova në debatin me Këshillin Kombëtar ka diskutuar për shumë çështje që e preokupon sportin.

“Sport pa dhunë dhe pa hile! 

Dhuna, kurdisjet dhe mashtrimet në sport nuk guxojnë të gjejnë hapësirë.

Në Këshillin Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive - bashkë, komuna, ministri, organe të drejtësisë, federata, klube, tifozë e shoqëri civile, u pajtuam se duhet të kemi zero tolerancë ndaj veprimeve që prishin dhe dëmtojnë sportin.

Sporti, në përgjithësi, përveç si profesion, është dhuratë e bukur që shërben në afrimin e bashkimin e njerëzve dhe, mbajtjen e tyre të shëndetshëm.

Si platformë e tillë komunitare, është obligimi ynë që ta mbajmë atë të pastërt, pa njolla dhe dukuri negative.

Sport për të gjithë - pa dhunë e pa hile!”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat