Noti si dikur boksi e karateja, medalje me thes dhe dështimet në garat serioze!

Sporti

Noti si dikur boksi e karateja, medalje me thes dhe dështimet në garat serioze!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2022 Në ora: 13:46
Pamje nga një garë

Një dukuri që duhet zhduket një herë e përgjithmonë në Kosovë, është mashtrimi me rezultate nga disa persona i opinionit sportiv dhe në përgjithësi. 

Pjesëmarrja në disa gara i thënçin gara! Le të marrin pjesë për dëshira dhe rekreacion, e drejtë e tyre por jo të paraqesin medaljen si vlerë!

Populli i Kosovës është njohës i madh i sportit në Kosovë dhe askush nuk mund ta mashtrojë atë. 

Xhudo është kapaku i sportit në Kosovë, ka rezultate më kulmore, që tjera sporte vetëm mund t’i ëndërrojnë ato!

Një fenomen që duhet të zhduket një herë e përgjithmonë, është edhe me disa klube të notit, kthehen me një thes medalje si dikur boksi dhe karateja!

10, 15, 20 medalje! Shteti i Kosovës, duhet të veprojë dhe të ndëshkohet për shembull iks trajneri nëse vjen e shet mend se ka pru 3, 4, 5 medalje apo me thes, ta pyesin ku i fitove ore zotëri këto medalje? Cilën garë dhe ku gjendet ajo garë e në cilin kalendar zyrtar? 

Nëse ai nuk e argumenton por e mashtron opinionin se kjo medalje ka vlerë nga një turne i pa vlerë, t’i merret licenca si klub dhe të suspendohet përjetë ai trajner që gënjen opinionin, t’i ndalohet aktiviteti në sport.

Sepse edhe ky është krim sportiv!

Sepse ka raste që shkojnë me ato medalje apo me at thes medalje,  mundohen të përfitojnë financiarisht në komunat ku veprojnë, madje edhe ma keq kur shpallet sportisti i vitit, i sjell 30 diplomat e suksesit për një garues të tij, që është për t’u çmendur sepse në garat zyrtare ndërkombëtare është jo vetëm i fundit por edhe me kohë katastrofë.

Kjo dukuri të zhduket, mos lejoni disa trajner për interesa personale të përfitojnë në kurriz të djersës së vërtetë të sportistëve. Ka shumë sportistë që janë të mirë, por vuajnë për mbështetje dhe nuk i përkrah askush!

Federata e Notit e Kosovës t’i denoncojë të gjithë ata që mashtrojnë por edhe vetë drejtoritë e sporteve në komunat e tyre ta luftojnë këtë dukuri dhe mos të lejojnë një kaos të tillë!

Lojërat Olimpike, Kampionati Botëror, Evropian, Lojërat Mesdhetare, Kampionati i Kosovës dhe Kupa e Kosovës, maratona e Batllavës, janë gara zyrtare, nuk është garë zyrtare Gazibaba e as Golemi!

Dikur edhe boksi edhe karateja, disa prej tyre jetoni me suksese e medalje në turne të pa vlerë por e kuptuam se kjo është vetë një vetëkënaqësi.

Federata e Boksit e Kosovës, tani e ka medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror dhe në Lojërat Mesdhetare, po i shijojnë medaljet e vërteta, sikurse edhe karateja që ka medaljen e bronztë evropiane dhe botërore, po e shohin medaljen e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat