Fortesa Orana shkëlqen me ekipin gjerman 

Sporti

Fortesa Orana shkëlqen me ekipin gjerman 

Nga: K. Goca Më: 2 tetor 2022 Në ora: 14:09
Fortesa Orana

Karateistja e Kombëtares së Kosovës, Fortesa Orana, shkëlqen me ekipin gjerman, SC Banzai nga Berlini.  

Fortesa u tregua e papërmbajtshme në dy duelet e fundit duke ngadhënjyer me rezultat bindës 8:0. 

Ajo tha se me ekip janë kampion të Bundesliga.

Image

“Bundesliga 2022 – vendi i parë në luftëra ekipore. i.

6 duele në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë dy duelet të fituara. 

Image

Jam shumë e lumtur për këtë paraqitje. Faleminderit Zot.

Këtë medalje ia dedikoj nënës sime Lira A. Orana. 

E falënderoj të dashurin tim që më ndihmon për gjatë krejt këtij rrugëtimit, Ard Dubova.

Image

E falënderoj  trajnerin tim për punën e palodhur ndaj meje, Afrim Latifi, klubin e karatesë  Sc-Banzai dhe trajnerin  e përgatitjes fizike  Gyltekin Selimi”, ka shkruar Orana në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat