Palestra e sportit për turp në Istog! Shatri: Muret e kalbura, çatia pikon

Sporti

Palestra e sportit për turp në Istog! Shatri: Muret e kalbura, çatia pikon

Nga: K. Goca Më: 10 mars 2023 Në ora: 14:05
Palestra në gjendje të turpshme

Palestra e sportit në Istog, sa herë që bie shi pothuajse shndërrohet në një pishinë të improvizuar.

Parketi është mbuluar me najlon, që të mbrohet nga uji, pasi që rrjedh vazhdimisht nga çatia sa herë që ka të reshura.

Fikret Shatri, ish basketbollisti i mirënjohur, aktualisht trajner i KBF Istogu, është i trishtuar me gjendjen e palestrës sportive, duke e cilësuar si të kohës së para luftës së parë botërore.  

Image

Pamje nga gjendja e mjerueshme e palestrës

“Palestra kurrë nuk ka qenë në rregull, as kur u qit kulmi i parë, as shtresa e dytë.

Çdo herë ka pikë çatia, kurrë kjo palestër nuk u kanë në rregull dhe askush nuk ka dhënë përgjegjësi e as kompanitë, të cilat nuk e kanë kryer punën mirë. 

Punë me cilësi të dobët dhe me material të dobët, sikur mu kanë palestër e armikut më të madh të shqiptarëve. 

Kanalet e ujërave të zeza janë bllokuar, muret e kalbura, dyert e dritaret me cilësi të shekullit 6-të, thuajse salla është e para luftës së parë botërore”, tregon Shatri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat