Një dhjetëshe e madhe për Ismet Krasniqin dhe Besim Alitin 

Sporti

Një dhjetëshe e madhe për Ismet Krasniqin dhe Besim Alitin 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 prill 2023 Në ora: 14:35
Besim Aliti dhe Ismet Krasniqi

Sporti ka nevojë për figura që mendojnë për sportin. 

Sportin ka nevojë për personalitete që kanë ndikim në botën sportive.

Sporti ka nevojë për burra që nuk mendojnë vetëm për xhepin dhe veten e tyre por në përgjithësi për sportin dhe shtetin e Kosovës.

Kosova aplikon për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi optimistë për marrjen e kandidaturës.

Organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 do të jetë arritje e jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës.

Të gjithë janë në pritje të zyrtarizimit të kësaj ngjarje madhore, që do të përfitojë shumë Kosova me infrastrukturë sportive dhe do të shndërrohet në një shtet model sportiv jo vetëm në shtetet e rajonit.   

Krasniqi është kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Aliti – sekretar i përgjithshëm i këtij asociacioni.

Ka më shumë se dy vite që ka ardhur në krye të KOK-ut, por vizioni i Krasniqit është një vizion shembullor dhe treguesi më i mirë, se figura të këtij niveli së bashku me arkitektin Aliti, i duhen Kosovës dhe janë një aset për vet sportin, o sot o kurrë ka nevojë për njerëz të tillë dhe për ngritje në tërësi të imazhit.

Po e morëm organizimin e Lojërave Mesdhetare, Kosova do të jetë mrekulli! Do jetë një shtet që do të lakmohet jo vetëm për nga ana e organizimit por edhe nga tradita, sepse Kosova ka traditë të madhe sportive.

Ismet Krasniqi dhe Besim Aliti, dy figura sa të dashur nga shumica e komunitetit sportivë por edhe nga një pjesë e opozitës janë të urryer, dhanë shembullin më të mirë në 24 vitet e fundit, Kosova tani nuk ka nevojë të mendojë për pjesëmarrje por edhe të organizojë ngjarje të mëdha, sepse ka kapacitete njerëzore dhe kapacitete që të ndërtohen stadiume e shumëçka tjetër.

A e dini se në vitin 1979 Kosova ia ka pa hajrin Kampionatin Botëror të hendbollit për të reja dhe u ndërtuan shtatë palestra, që edhe sot i kemi.  

Me organizimin e Lojërave Mesdhetare në Kosovë, jo vetëm që do të rriten edhe më shumë por edhe do të fuqizohemi edhe për organizime tjera edhe më të mëdha. 

Krasniqi e Aliti, përveç vizionit të tyre, u shquan edhe si trima në këtë aspekt sepse pa e pas strategjinë dhe guximin, është vështirë t’i futesh kësaj beteje madhore që e lartëson shtetin e Kosovës.

Një dhjetëshe e madhe për Ismet Krasniqin dhe Besim Alitin! 

Zyrtarizimi i kandidaturës do të bëhet më 8 shtator 2023!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat