Më 6 maj Kampionati i Superligës së Kosovës

Sporti

Më 6 maj Kampionati i Superligës së Kosovës

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 28 prill 2023 Në ora: 23:18
Tabela e shahut

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës nga 6 deri më 11 maj 2023 mbahet Kampionati ekipor i Superligës së Kosovës në shah.

Sipas Kryetarit të Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima, në këtë kampionat marrin pjesë 8 ekipet më të dalluara të Kosovës të cilat hyjnë me ambicje të ndryshme.

Konkurrenca për plasman të lartë do të jetë shumë e fortë.

Ekipet janë përforcuar me shahistë nga shtetet e tjera.

Në këtë kampionat do të luajnë 7 Kryemjeshtër, 7 Mjeshtër Ndërkombëtar dhe 8 Mjeshtër të FIDE-së.

Madje pesë prej tyre do të luftojnë për titullin e kampionit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat