Rugova: Prishtina, qytet evropian i sportit 2024

Sporti

Rugova: Prishtina, qytet evropian i sportit 2024

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 15:04
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është mes tyre

Drejtori për sport në komunën e Prishtinën, Granit Rugova,  mburret me ecurinë e sportit veçmas në kryeqytetin e Kosovës.  

“Kryeqyteti zyrtarisht kandidate për titullin ‘Prishtina, qytet evropian i sportit 2024’.

Pas dorëzimit të kandidaturës, mirëpritëm komisionin vlerësues të ACES Europe për dy ditë vlerësimi të infrastrukturës, klubeve, projekteve dhe mundësive që i ofron Prishtina jonë për të bartë këtë titull.

Shumë krenar me përkushtimin e ekipit tim në Drejtorinë e Sportit për këtë përgatitje qe nga janari i këtij vitit.

Deri në fund të javës tjetër do të pranojmë përgjigjen e komisionit.

Forca Prishtina!”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat