Serbia nuk ndalet me propagandën e saj kundër shtetit të Kosovës.
Serbia kudo mundohet që t’i pengojë sportistët por ky primitivizëm i tyre, gjithnjë e më shumë po bie në ujë dhe nuk po iu ndezë më askund në rrafshin ndërkombëtar.
Kjo Serbi pa fije turpi përdori makinerinë e saj propagandistike edhe më 21 janar por që pësuan fiasko apo një flakaresh të fuqishëm në lidhje me kombëtaren e Kosovës U18 në volejboll (meshkujt) në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Ata u përpoqën të aktrojnë me demek se shumica e lojtarëve të tyre ishin të sëmurë, por që ishte e kundërta, pasi që me urdhër politik nga Serbia ata nuk dolën në fushë dhe pësuan humbje me rezultat zyrtar 3:0 në Strumicë të Maqedonisë së Veriut.
Në të kaluarën serbët penguan boksierët e kombëtares së Kosovës që të garojnë në Kampionatin Botëror që u mbajt në Beograd, penguan karateistët tanë që të garojnë në Kampionatin Evropian që ishte mbajtur në Novi Sad.
Kjo mendësi e tyre po vazhdon ende por kjo më nuk po iu ndezë askund dhe po pësojnë fiasko, po marrim ndëshkime shembullore.
Goditje morën edhe me 23 mars të vitit 2018, kur u anulua turneu kualifikues i Kampionatit Botëror në hendboll U20 (femrat) në Beograd, pasi që Serbia nuk lejoi vashat tona që të zhvillojnë ndeshje në Kovilovo.
Për këtë federata serbe e hendbollit ishte ndëshkuar me 15 mijë euro dhe me dy vite ndalesë për kombëtaren U20 të tyre, në garat ndërkombëtare.
Media serbe “Sportklub” i ka bërë të qartë ministrit të sportit në Serbi, Zoran Gajiq, se Kosova është shtet dhe nesër do të përballen edhe me sporte tjera.
“Çfarë do të ndodhë kur kombëtarja e Serbisë dhe ajo e Kosovës të takohen nesër në një nivel më serioz të konkurrencës në konkurrencën e seniorëve?
Në Lojërat Olimpike apo Kampionatet Botërore dhe Evropiane në futboll, basketboll, hendboll, volejboll dhe sporte të tjera?
Kur do të vendosen medaljet?
A do të kërkohen vërtetime nga mjeku edhe në atë kohë?
Cilat do të jenë pasojat kur herën tjetër ministri Gajiq, i cili ndoshta edhe vetë po vepron sipas një direktive nga lart, të thotë “nuk mundet”?
Të gjitha këto janë pyetje që duhen diskutuar, sepse përderisa shpresojmë se nuk do të na duhet kurrë të luajmë kundër ekipeve nga Kosova, gjasat për këtë po shtohen dita ditës.
Çmimi mund të jetë shumë i lartë dhe po të pyesësh Bogdanin, Markon, Aleksin, Vukun, Stefanin, Sashën, Petrin, Balshën, Nikollën, Pavlen dhe Andrejn, tashmë kanë paguar shumë.
Në fund të fundit, nuk është as e drejtë që ta paguajnë vetëm sportistët.
Sepse pas të gjitha marrëveshjeve të Brukselit dhe Kumanovës, planeve franko-gjermane, marrëveshjeve publike dhe sekrete, Kosova ka monedhën e saj euron, qytetarët ngasësin vetura me targa të Kosovës, udhëtojnë me pasaporta të Republikës së Kosovës, Kosova ruhet nga policia dhe ushtria, dhe gjykohen sipas ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës dhe korrespondojnë përmes operatorëve kosovarë.
“E, po, kjo ‘nuk mundet’‘ – shkruan mes të tjera mediumi serb.