Reagon Lulzim Shala: Ndërgjegjja le të mbetet te ata që e kanë përpiluar këtë listë

Sporti

Reagon Lulzim Shala: Ndërgjegjja le të mbetet te ata që e kanë përpiluar këtë listë

Nga: K.G. Më: 11 qershor 2024 Në ora: 14:18
Lulzim Shala

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dje ka nderuar gazetarë, kameramanë e fooreporterë vendor e ndërkombëtar, por kjo ka sjell pakënaqësi tek disa që janë harruar sidomos të gazetari Lulzim Shala. 

Shala ka qenë  gazetar aktiv sidomos në kohën e sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb, duke i përcjell ngjarjet të shumta sportive në fusha të improvizuara dhe me rrezikshme të lartë. 

Shala sot është redaktor i sportit në Radio Kosovë dhe ka reaguar me këtë rast.

“Për nder të shënimit të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, nderoi gazetarë, kameramanë e fooreporterë vendor e ndërkombëtar, për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari, në rrethana okupimi, para dhe gjatë luftës.

Për fat të keq, edhe kësaj radhe janë anashkaluar disa gazetarë sportiv, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në jetësimin e sportit në vendin tonë, në kohën e pavarësimit.  

Këta gazetarë kanë përcjellë ngjarje sportive anë e kënd Kosovës, në kushte jashtëzakonisht të rënduara, të përcjellë dhe rrahur edhe nga policia serbe, ku është rrezikuar edhe jeta e tyre, vetëm e vetëm për ta përmbyllë misionin që e kishin. 

Nuk është hera e parë që po ndodhë një lëshim i tillë, dhe shtrohet pyetja e po bëhet me gabim, apo lëshim të qëllimshëm, sepse të gjithë e dinë, edhe ata kolegë që u nderuan me mirënjohje, se kemi qenë gazetarë të paktë, që mund të numërohen me gishta, që kanë veprues në kohën më të vështirë për vendin dhe popullin shqiptarë.

Disa nga ne edhe janë ndaluar dhe rrahur nga policia serbe, kurse në veçanti unë kam qenë i vetmi gazetarë sportiv që kam qenë i burgosur politik në atë kohë, e që jam përjashtuar nga kjo mirënjohje. Tani ndërgjegjja le të mbetet te ata që e kanë përpiluar këtë listë dhe veçmas te kolegët tanë që e dinë shumë mirë se kush, e sa ka kontribuar që së bashku me sportistë të mbijetojmë dhe ta pavarësojmë këtë lëmi në Kosovë.

Tek e fundit, nuk është aq e rëndësishme për mua dhe disa kolegë të tjerë, se pse nuk jemi përfshirë në këtë listë, sepse kontributin tim dhe të kolegëve të tjerë më së miri e dinë ata sportistë, drejtues të sportit dhe opinion i gjerë, më të cilët kemi vepruar dhe bashkëjetuar, por është e patolerueshme që pas përfundimit të luftës, vetëm Komitetit Olimpik i Kosovës dhe Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës, e kanë vlerësuar punën dhe angazhimin tonë gjatë kësaj periudhe.

Unë jam, Lulzim Shala, gazetarë sportiv që nga viti 1979, gazetar dhe moderator në ish Radio Televizionin e Prishtinës nga viti 1982 deri në përjashtim në korrik të vitit 1990. Redaktor në revistën “Ippon”, kurse nga viti 1994 gazetar në “Bujku”, deri në vitin 1999.

Nga viti 2000, gazetarë dhe më pastaj redaktorë në gazetën ”Zëri”, kurse nga viti 2010, gazetar dhe më pastaj redaktor në Radio Televizionin e Kosovës. Nga viti 1996 deri në vitin 2002, kamë qenë pjesë e kryesisë së Komitetit Olimpik të Kosovës.
Këto reshta të fundit i shkruajta për shkak të modestisë e cila duket që nuk po vlerësohet në Kosovë, dhe jo për të treguar kush jam, por për njohuri për ata që po i përpilojnë këto lista e veçmas për ish kolegët që po i anashkalojnë bashkëveprimtarët”,
ka reaguar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat