Drita Shaqiri reagon ndaj referëve: Padrejtësi kundër një sportisti elitar si Endriti

Sporti

Drita Shaqiri reagon ndaj referëve: Padrejtësi kundër një sportisti elitar si Endriti

Nga: K. Goca Më: 16 mars 2025 Në ora: 16:50
Endrit e Drita Shaqiri

Karateisti i shquar Endrit Shaqiri është dëmtuar rëndë, gjithnjë duke iu referuar Drita Shaqirit.

Drita ka reaguar ashpër duke atakuar referët që dëmtuan të birin e saj.

Endriti është prej karateistëve më të mirë në vendin tonë.

Drita është e revoltuar shumë për hilet e referëve ndsaj djalit të saj. 

"Kjo është e mbështetur nga krerët e federatës", ka nënvizuar Drita.

Drita ka bërë thirrje që mos të lejojë që fëmijët e tyre të dëmtohen siç i ndodhi sot djalit të saj.

“Këso padrejtësi kundër një sportisti elitar si Endrit Shaqiri, sportist shtetëror, ballkanik, evropian, e bëjnë që disa herë vetëm njerëzit refer siç janë Besart Vitia dhe Naim Ilazi.

Njerëz kërkushat. 

Po sot si shqiponjë ua tregova vendin dhe gjithashtu kuptova tinëzinë e juaj. 

Endrit Shaqiri quhet ky.

Nënë zemërluani krenare me reagimet e mija.

Gjithashtu, ftoj të gjitha nënat, kur dikush para syve të tyre ju bënë padrejtësi femijeve te tyre, mos lejoni”, ka reaguar mes të tjera Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat