Tjetër medalje për Shqipërinë në Kampionatin Europian

Sporti

Tjetër medalje për Shqipërinë në Kampionatin Europian

Më: 9 prill 2025 Në ora: 19:10
Pamje

Mundësi Zelimkhan Abakarov ka siguruar një tjetër medalje të rëndësishme ndërkombëtare për Shqipërinë.

Mundësi i cili shkroi historinë në verën e kaluar pasi ishte mes fituesve të parë të medaljeve në Lojërat Olimpike duke përfaqësuar flamurin kuqezi, ka fituar sot medaljen e bronzte në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Bratislavë.

Ai u ndesh në duelin e peshës 61 kg në stilin e lirë për këtë medalje me moldavin Leomid Kolesnic dhe ia doli të triumfonte, duke siguruar një fitore të pastër 11-0 ndaj rivalit të tij dhe duke u bërë përsëri medalist europian.

Në vitet e kaluara, Abakarov është shpallur dy herë fitues i medaljes së argjendtë në Kampionatin Europian në këtë peshë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat