Dominim absolut i lojtarëve të KPP Ahmet Hoxha MK

Sporti

Dominim absolut i lojtarëve të KPP Ahmet Hoxha MK

Nga: K.G. Më: 13 prill 2025 Në ora: 23:43
KPP Ahmet Hoxha MK

Trajneri Ardian Lamaxhema me klubin e pingpongut “Ahmet Hoxha MK” nga Ferizaj po shënon rezultate të lakmueshme.

Klub që po dominon në kategoritë e reja.

Klub që po shquhet me rezultate dhe është shembull i punës që bëhet në këtë mjedis me të palodhshmin Lamaxhema.

Image

“Dominim absolut i lojtarëve të klubit me të fuqishëm aktualisht në Kosovë në Kampionatin individual të Kosovës për U-11  dhe  U-15  e më theks të veçantë në kategorinë reprezentative U-15 në një konkurrencë shumë të ngjeshur nga lojtarët që luajnë në kuadër të FPPK-së si dhe lojtar nga Diaspora e në mënyr të fuqishme arritën në finale dy lojtarë nga klubi ynë, Amant Sejdiu dhe Olti Behluli. 

Pas një ndeshje dramatike nl fund fitoi Olti Behluli me rezultat 3:2 dhe u shpall kampion”, ka njoftuar faqja e klubit.,

Kategoria U - 11 

Meshkuj 

 Matin  Hasani  - vendi i tretë

Kategoria U - 15 
Meshkuj 

Olti. Behluli -kampion
Amant Sejdiu - vendi i dytë

Mix U - 15

Olti Behluli e Rosela Abazi -  vendi tretë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat