Çerçizi i katërti në shkëputje në Europianin e shtangës

Sporti

Çerçizi i katërti në shkëputje në Europianin e shtangës

Më: 17 prill 2025 Në ora: 13:24
Pamje

Në Chisinau të Moldavisë po zhvillohet Kampionati Europian për të rritur në Peshëngritje.

Një event ku Shqipëria përfaqësohet vetëm me meshkujt, me disa nga shtangistët e saj më të mirë.

Në peshën 73kg, edhe pse Shqipëria ishte deklaruar më herët se do të garonte me dy shtangistë, në pedanë u ngjit vetëm Arbër Çerçizi, në Baterinë A. Ndërsa Briken Calja nuk garoi.

Çerçizi u rendit në vendin e katërt në stilin e shkëputjes me 145kg, ndërsa në shkëputje u klasifikua në vendin e shtatë, me 171kg. Në dygarësh, me 316kg në total, ai u rendit në vendin e pestë.

Në Baterinë B të peshës 81kg, garoi shtangisti shkodran Erkand Qerimaj. Në stilin e shkëputjes ai u rendit i pari me 150kg dhe po i pari edhe në shtytje me 183kg.

Për pasojë, me 333kg ai është përkohësisht i pari edhe në dygarësh, në pritje të garimit të Baterisë A, ku është edhe shtangisti tjetër shqiptar Kristi Ramadani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat