Ismet Krasniqi: Humbja e Aziz Dujakës lë një boshllëk të madh

Sporti

Ismet Krasniqi: Humbja e Aziz Dujakës lë një boshllëk të madh

Më: 22 prill 2025 Në ora: 14:44
Aziz Dujaka

Komiteti Olimpik i Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e Aziz Dujakës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Aziz Dujakës, kontribues i shquar në fushën e sportit në vendin tonë.
I ndjeri ishte profesor në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit dhe dha një kontribut të çmuar në zhvillimin dhe masivizimin e sporteve të ndryshme. 

Përkushtimi i tij i palodhshëm ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek brezat e rinj, veçanërisht tek studentët, të cilët, falë tij, avancuan njohuritë dhe dashurinë për sportin.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh jo vetëm në rrethin familjar e akademik, por edhe në mbarë komunitetin sportiv të vendit.

Në emër të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, të lëvizjes olimpike në vend dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella familjes, miqve, Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit dhe gjithë komunitetit sportiv”, - shpreh ngushëllime presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat