Orges Arifi gati për finale, synon medaljen e artë në Kampionatin Evropian 

Sporti

Orges Arifi gati për finale, synon medaljen e artë në Kampionatin Evropian 

Nga: K.G. Më: 9 maj 2025 Në ora: 23:09
Orges Arifi,

Djaloshi nga Kosova, Orges Arifi, është gati për finalen e madhe të Kampionatit Evropian.

Arifi synon titullin e kampionit të Evropës.

“Orges Arfi (kumite -60kg) - me një paraqitje jashtëzakonshme, e çon sërish Shqipërinë në finalen e Europianit të Karatesë . Ditën e nesërme, Orgesi do të luftojë për medaljen e artë kundër përfaqësuesit të EKF (Rusia).

Abdullah Backa - (Kumite -67kg) pas një lufte të fortë me përfaqësuesin nga Belgjika 🇧🇪, nuk arriti të kalonte më tej.

Bekim Basha - (Kumite -75kg) pas një ndeshje të ngushtë, me përfaqësuesin e Sllovakisë, u gjend i pafat për të kaluar më tej.
Melos Gashi - (Kumite -84kg) tregoi edhe njëherë cilësitë e tij duke arritur të renditet i 7-ti ne Kampionatin Europian. 

Melos arriti  të mund përfaqësuesin nga Bosnja dhe Hercegovina 🇧🇦 me rezultatin 3:1 dhe kundër përfaqesuesit të EKF (Bjellorusisë) me rezultatin 3:0, por u ndal ne luftën kundër përfaqësuesit nga Ukraina 🇺🇦 me rezultatin 0:1.

Blodin Pakashtica - (Kumite +84kg) pas një lufte të fortë, u ndal nga përfaqësuesi i Greqisë”, njofton Federata Shqiptare e Karatesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat