Betim Maliqi mposhti kampionët e Evropës, flet për suksesin e madh 

Sporti

Betim Maliqi mposhti kampionët e Evropës, flet për suksesin e madh 

Nga: K.Goca Më: 11 maj 2025 Në ora: 19:58
Betim Maliqi e trajnei Agron Tosuni

Karateisti i kombëtares sl Kosovës, Betim Maliqi, ka lartësuar shtetin e Kosovës në Kampionatin Evropian që u mbajt në Yerevan të Armenisë.

Betimi dha betimi para nisjes për në Yerevan se nuk do të kthehet pa medalje ashtu edhe ndodhi.

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë - 75 kg. 

Trimi ynë ka treguar luftëra të jashtëzakonshme në seciliin duel i cili me pak fat do të ishte edhe në finalen e madhe.,

“Kam pritur të jem edhe finalist i këtij evropiani duke i besuar përgatitjes të cilat i kemi pas me trajnerin Agron Tosuni por fati nuk ishte në anën tonë në gjysmëfinale pas tri luftërave në eliminim e duke i kaluar dy kampionë Evropian”, thotë Maliqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Maliqi ka treguar se ku ishte arma më e fortë ndaj kundërshtarëve: “Arma ime më e fortë ishte përgatitja si fizike po ashtu edhe taktike”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat