Ekipi i notit të Kosovës mori pjesë në garën ndërkombëtare “Orlando i artë”, të mbajtur në Dubrvnik të Kroacia, e cila vlente edhe për kualifikim në Kampionatin Botëror, që këtë vit mbahet në Singapor.
"Paraqitje mbresëlënëse pati bursistja jonë “Shpresë Olimpike 2025”, Hana Beiqi, e cila krahas medaljeve në disiplina të ndryshme, u shpall garuesja më e mirë absolute.
Beiqi, pjesëmarrëse në LO Paris 2024, theu dy rekorde shtetërore në disiplinat 100 metra krol dhe 50 metra shpinë.
Madje, në disiplinën 50 m. shpinë, fitoi 718 “Aqua” pikë, duke u bërë vajza e parë që arrin këtë kuotë në Kosovë.
Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë, në mesin e tyre edhe bursistët e KOK-ut, Olta Berisha e Arion Budima, të cilët po ashtu fituan medalje. Tek grupmoshat e reja, notaret, Parga Abazi e Joana Jasiqi thyen rekorde shtetërore. Medalje në kategori të ndryshme fituan edhe Joana Jasiqi e Erina Idrizaj", njofton KOK-u.