Kick – boksierët e Kosovës shkëlqejnë në Kupën Botërore që po mbahet në Antalia të Turqisë.
Kosova ka siguruar gjashtë medalje nga kjo garë e madhe.
“Omar Thaçi, Donjeta Menxhiqi, Gëzim Morina e Artur Mehmeti – sigurojnë medaljet e bronzta.
Gent Hyseni dhe Nart Mehmeti - sigurojnë medaljet e argjenta dhe nesër vazhdojnë në finale.
Gjithashtu nesër Arbër Salihu dhe Erinda Veliu luftojnë në çerekfinale për të vazhduar tutje.
Kurse Taulant Salihaj pasi kalon dy xhiro me fitore ndalet n[ vendin e 5 -të.
Gjithashtu Dielli Gashi ndalet në vendin e 5-të”, njofton Fatmir Makolli, kryetar i Federatës së Kick – Box-it të Kosovës.