Ky është shqiptari që nuk i rezistonin as rusët as japonezët e as serbët

Sporti

Ky është shqiptari që nuk i rezistonin as rusët as japonezët e as serbët

Nga: K. Goca Më: 27 maj 2025 Në ora: 23:07
Shaban Tërstena si pionier

I artë dhe i argjendtë në Lojërat Olimpike në vitet e 80-ta.

I artë në vitin 1984 në Los Anxhelos të SHBA-së e i argjendtë në vitin 1988 në Seul të Koresë së Jugut.

E kush tjetër përveç legjendës Shaban Tërstena, ish mundësit dhe sportistit më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave.

Image

Shaban Tërstena

Në vitet e arta të tij, në arenë nuk i rezistuan as rusët, as japonezët, as serbët, as bullgarët, etj.

Një fotografi sa një mijë fjalë kur ishte si pionier.

“Ky djalosh në fotografi ishte kampion, krenari për pionierët dhe një sfidues serioz për të rriturit.

Por në shpirtin e tij nuk kishte vend për vetëkënaqësi, medaljet, titujt, lavdërimet nuk mjaftonin.

Sepse ai besonte se suksesi i vërtetë nuk qëndron vetëm tek ajo që ke arritur si pionier.

Mendja e tij nuk ndalonte kurrë së planifikuari, trupi i tij ishte në lëvizje çdo ditë, stërvitej, ishte në luftë vetëm me veten. Çdo pikë djersë ishte një betim i heshtur,që nuk do të ndaloj derisa të prek majën e Olimpit.

Kjo fotografi nuk është thjesht një kujtim.

Është një dëshmi e gjallë e një ëndrre të madhe ,e një djali që 46 vite më parë besonte me gjithë zemër se brenda pesë vitesh do të ngjitej në podiumin më të lartë, me medaljen e artë në qafë dhe krenarinë e një rruge të ndërtuar me djersë, përpjekje dhe sakrificë.

Dhe ky djalë, isha unë”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat