Mundësi nga Shqipëria fiton medalje ari në Spanjë

Sporti

Mundësi nga Shqipëria fiton medalje ari në Spanjë

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 18:16
Islam Dudaev

Mundësi Islam Dudaev ka shënuar një tjetër rezultat të shkëlqyer në arenën Ndërkombëtare, duke marrë medalje ari në Çmimin e Madh të Spanjës.

Në edicionin e 23-të të Çmimit të Madh të Spanjës, mbajtur në Madrid, morën pjesë mbi 200 sportistë nga 35 vende të ndryshme të botës.

Shqipëria u përfaqësua me Islam Dudaev në peshën deri në 70 kg, ku ka dominuar të 5 ndeshjet e zhvilluara dhe duke marrë medaljen e artë, shkruan ATSH.

Federata Shqiptare e Mundjes bëri të ditur se, me një paraqitje të shkëlqyer në çdo ndeshje, Islam Dudaev dëshmoi sërish se është një kampion i vërtetë, duke treguar forcë, teknikë dhe një shpirt luftarak që frymëzon të gjithë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat