Ndalet rrugëtimi i Kosovës në Europianin e CS2

Sporti

Ndalet rrugëtimi i Kosovës në Europianin e CS2

Më: 12 korrik 2025 Në ora: 17:58
Pamje

Kosova është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Europian të Counter-Strike që po mbahet në Prishtinë.

Ekipi kosovar pësoi 2:0 nga Lituania në çerekfinale në një ndeshje shumë të ngushtë.

Në map-in “Anubis”, Kosova e nisi mjaft mirë, duke i fituar katë raundet e para, por që më pas u mposhtën 13:10.

Në “Ancient” Kosova ishte tërë kohën në avantazh, por nuk arriti ta mbyllte ndeshjen, ndonëse kishte dy map points.

E në vazhdime, Lituania u tregua më e mirë, duke shënuar fitore 16:14.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat