Garat në EYOF, sot garuan dy notarë nga Kosova

Sporti

Garat në EYOF, sot garuan dy notarë nga Kosova

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 15:48
Pamje

Notarët e Kosvës kanë vazhduar garat edhe në ditën e dytë të EYOF Shkupi 2025, ku sot garuan Dior Krasniqi dhe Joana Jasiqi.

Diori garoi në 100 metra stil i lirë dhe ndali kronometrin në 57.37 sekonda. Në renditjen e përgjithshme doli i 37-ti.

Ndërkohë, Joana garoi në 400 metra stil i lirë dhe përfundoi me kohë 4 minuta e 48.48 sekonda. Në baterinë e saj doli e treta, kurse në total e 34-ta.

Të dy do të garojnë edhe në ditët në vijim, por në disiplina të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat