Gjimnastet Sara Pllana dhe Bora Hoti janë kualifikuar në finalet e Kampionatit Mesdhetar të Gjimnastikës Artistike për Femra.
Sara Pllana siguroi finale në tre disiplina: parter, tra dhe kapërcime.
Bora Hoti siguroi finale në disiplinën parter.
Finalet do të zhvillohen nesër, ku gjimnastet tona do të përfaqësojnë me krenari Kosovë.