Sportisti i Iranit përfaqëson shtetin e Kosovës në Kampionatin Botëror

Sporti

Sportisti i Iranit përfaqëson shtetin e Kosovës në Kampionatin Botëror

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 22:35
Kianoush Rostami

Kampioni Olimpik Rio 2016, peshëngritësi, Kianoush Rostami, do të debutojë nesër (e enjte) për Kosovën.

“Rostami ka zgjedhur të përfaqësojë vendin tonë në fillim të këtij viti, ndërsa momentalisht ndodhet në Forde të Norvegjisë, ku po mbahet Kampionati Botëror në peshëngritje.

Rostami do të garojë në kategorinë deri në 94 kg. Gara e tij nis në ora 19:30.

Kianoush ka përfaqësuar Iranin deri në vitin 2022, por shkaku i mosmarrëveshjeve me Federatën e këtij vendi, ka vendosur të ndryshojë përfaqësim.

Derisa në Rio 2016 Kianoush fitoi medaljen e artë, katër vjet më herët në Londër 2012, u stolis me medaljen e argjendtë. Ka edhe tri medalje botërore, dy të arta dhe një të argjendtë. 

Bazuar në rezultatet e tij, ai është kandidat për të fituar medalje botërore për Kosovën”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat