KPP Priping me anë të sportit të pingpongut synon të ngrisë vetëdijesimin...

Sporti

KPP Priping me anë të sportit të pingpongut synon të ngrisë vetëdijesimin...

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 11:52
Priping

KPP Priping në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojë turneun tradicional jo konkurues, “PINK-PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament” për ngritjen e vetedijesimit per kete sëmundje.

“Muaji Tetor është muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit në gjithë botën.

Andaj KPP Priping me anë të sportit të pingpongut synon të ngrisë vetëdijesimin për kontrollimet hershme dhe të luftojë këtë sëmundje qysh në hapat e parë.

Klubi jonë do të sigurojë pajisjet e nevojshme për turne, kurse qytetareve krejt çka ju duhet është të vijnw në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, sot (9 tetor) nga ora 17:00”, njofton KPP Priping.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat