Klubi i pingpongu Priping nga Prishtina është i pakënaqur me mënyrën se si ka vepruar Federata e Pingpongut e Kosovës.
Cila është arsyeja e reagimit të Priping?
“Bordi i Federata e PingPongut e Kosovës me datë 03.09.2025, në baze të kerkesës së klubit KVPP Prizreni vendos të shpërblen lojtarin I.D. për rezultatin e arritur (vendi i tretë) në gara Mesdhetare, me vlerë totale prej 2000€ (500€ te holla dhe 1500€ përkrahje ne kamp), ndërsa me kërkesë të klubit tonë për shpërblim të lojtarit Denat Makolli i cili në turneu botëror World Table Tennis rrëmbeu venin e dytë, bordi unanimisht me datë 29.10.2025 vendos të shpërblejë Denatin me një palë goma pingpongu në vlere prej 59+59= 118€ (vlera e tregut).
Sipas logjikës se këtij bordit një gare mesdhetare qenka më e vlefshme se një garë botërore dhe medalja e bronztë paska peshë më shumë se medalja e argjend.
Denati në World Table Tennis ka garuar ne fanellën e klubit por ka përfaqësuar Kosovën.
Pse është bërë ky diskriminim?
Le të përgjigjën ata që e votuan këtë vendim...”, reagon KPP Priping në profilin e saj në facebook..