Shkëlqejnë në garat e ndryshme qoftë vendore, qoftë mbarëkombëtare e qoftë ndërkombëtare.
Janë karateistet e karateistët e klubit Sharri nga Ferizaj.
Vëllezërit Shemsi e Qëndrim Shaqiri, trajner të vyeshëm, kanë ndërtuar një ekip për lakmi.

Një ekip që po shkëlqen në secilën garë.
Një ekip të sukseseve.

Puna, angazhimi, disiplina dhe cilësia, janë arma e sukseseve të këtij kolektivi.
Sharri është kampion mbarëkombëtar.

Qëndrim Shaqiri
Në Kampionatin Mbarëkombëtar fituan 33 medalje.
10 medalje të arta, 12 të argjendta e 11 të bronzta, janë sukses që i lakmon secili klub jo vetëm në vendin tonë.
Qëndrim Shaqiri, shprehet se ky sukses është meritë e punës së përgjithshme brenda këtij kolektivi.
Klub që ka dy nënkampione Evropiane: Behije Mustafën dhe Liljana Isenin.
Klub më shumë kampionë qoftë të meshkujt e qoftë të femrat..