Briken Calja rikthehet në majë: 3 vitet e fundit janë më të vështirat të karrierës

Sporti

Briken Calja rikthehet në majë: 3 vitet e fundit janë më të vështirat të karrierës

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 14:18
Briken Calja

Briken Calja është rikthyer të shkëlqejë në garat e mëdha.

Peshëngritësi ka vendosur 3 rekorde dhe ka fituar 3 medalje të arta në kampionatin ballkanik të peshëngritjes, i cili po mbahet në Durrës për herë të parë pas 25 vitesh mungesë.

Calja shkëlqeu që në provën e parë në shkëputje, duke ngritur 150 kilogramë dhe duke vendosur rekord ballkanik.

Në dy provat e tjera Calja nuk ia doli megjithëse prova e parë rezultoi e mjaftueshme.

Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar Calja u pa i përlotur, pasi rezultati i arritur ishte shpërblim për periudhën 3-vjeçare të mbushur me dëmtime por e vështirë edhe në aspektin personal për sportistin.

”Kjo ka qenë një ndër eksperiencat më të vështira të karrierës time. Duke patur parasysh dëmtimet dhe pengesat e këtij 3-vjeçari”, tha Briken Calja, peshëngritës

Suksesi i Caljes solli entuziazëm në sallën e sportit. ”Vetëm me sport kemi arritur në Evropë, atje ku ne duam të shkojmë.

Për këtë arsye falënderoj sportistët, trajnerët, Brikenin për këtë punë dhe i patë edhe lotët e tij sot”, tha Fidel Ylli, president i KOKSH-it.

”Federata shqiptare e Peshëngritjes do prodhojë shumë shpejt medalje të tjera. Do ngremë sërish flamurin shqiptar, pasi jemi në rrugën e duhur me një brez të jashtëzakonshëm”, tha Elez Gjoza, president i FSHP. Në kategorinë 79 kilogramë garoi edhe Erkand Qerimaj, por peshëngritësi shkodran nuk arriti të realizonte provat si në shkëputje ashtu edhe në shtytje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat