Notarët e talentuar të Kastriotit të Ferizajt, Roni Shahini, Shkëmb Reçica dhe Erjon Selmani, sot shkëlqyen në Kampionatin e Kosovës.
Drejtuesi i KN Kastriotit, Bashkim Haxhimusa, shprehet krenarë më këta djelmosha që treguan atomin e fundit.
“Klubi i notit Kastrioti nga Ferizaj, sot në ditën e dytë të Kampionatit të Kosovës në pishina 25 metra në not, të mbajtu në pishinën Step në Prishtinë, fitoi 4 tituj, 2 nëntituj dhe dy vende të treta në diciplina të ndryshme.
Shkëlqyen Roni Shahini, Shkëmb Reçica dhe Erjon Selmani, por preformancë të mirë kishin edhe garuesit të tjerë e sidomos ekipi i vajzave”, ka shkruar Haxhimusa në profilin e tij në facebook.