Ky është personi që i pengoi shqiponja dykrenare e sportistit të Kosovës

Sporti

Ky është personi që i pengoi shqiponja dykrenare e sportistit të Kosovës

Nga: K.Goca Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 23:41
Nenad P. Raiçeviq

Turpi nuk njeh kufij! 

Nenad P. Raiçeviq, organizator i një turneu ndërkombëtar të pingpongut në Podgoricë të Malit të Zi, ka bërë një veprim skandaloz ndaj sportistit nga Republika e Kosovës.

Sipas burimeve, Raiçeviq vendosi ta diskualifikojë Rejan Krasniqin, vetëm pse sportisti bëri me duar shqiponjën dykrenare, simbolin e shqiptarëve. Në vend që të vlerësohej për paraqitjen dhe talentin e tij, ai u ndëshkua për një gjest identitar.

Ky është mentalitet që kujton praktikat diskriminuese të kuzhinës politike të Beogradit ndaj shqiptarëve. Në vend të sportivitetit dhe fair-play–t, u aplikua turpi dhe përjashtimi.

Me këtë vendim, Raiçeviq ia mohoi Krasniqit fitoren në finalen e madhe, sepse ai shprehu krenarinë e tij kombëtare.

Ky veprim, që bie ndesh me çdo parim sportiv.

Shqiponja dykrenare është simbol i shqiptarëve, dhe veprimi i Raiçeviqit vetëm i ekspozon fytyrën dhe turpin atij që tenton ta ndalojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat