Si zakonisht, mediumi suedez “Sportbladet” gjatë fundvitit, ka zbuluar se cilët janë sportistët më të popullarizuar të Suedisë.
Të anketuarit kanë bërë edhe përzgjedhjen e sportistëve më të popullarizuar për vitin 2025.
Mondo Duplantis, 26 vjeç, atlet, është i pari me 31 për qind.

Duplantis
“Nuk është çudi që Duplantis kryeson listën për të gjashtin vit radhazi.
Në vitin 2025, ai theu rekordin e tij botëror në kërcim me shkop në tokën suedeze për herë të parë.
Pastaj ai arriti rekordin e ëndrrave prej 6.30 metrash në Kampionatin Botëror në Tokio”, shkruan media suedeze.
Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, e ka kaluar sulmuesin e Liverpoolit, Alexander Isak, sa i përket popullaritetit në Suedi për vitin 2025.
Asllani renditet e 6-ta me 7 për qind, ndërsa Isak i teti me 6 për qind.
Isak u transferua te Liverpooli për 150 milionë euro.
“Luajti për London City Lionesse dhe është ende lojtare kyçe si për klubin ashtu edhe për ekipin përfaqësues të Suedisë. Bëri paraqitje të madhe në Evropian me dy gola dhe tre asistime në katër ndeshje”, shkruan ““Aftonbladet”.
I dyti sportist më i popullarizuar është pingpongisti Truls Moregardh, 23 vjeç, pingpong – 21 për qind.
“Pas një viti të suksesshëm olimpik në vitin 2024, Moregardh ka vazhduar të luajë pingpong në një nivel të lartë. Ai mori titullin më të madh të karrierës së tij deri më tani kur fitoi kundër numrit një në botë, Lin Shidong, në WTT Europe Smash në Malmö në gusht”, shkruan mediumi suedez.
Para Kosovare Asllani është Jonna Sundling, 30 vjeç, ski në terren të hapur e cila mori 9 për qind dhe renditet në vend të pestë.
“Sundling është gruaja që duhet mposhtur kur bëhet fjalë për vrapim të shpejtë në kampionate.
Ajo fitoi medaljen e artë si në vrapimin individual ashtu edhe në stafetën e sprintit në Kampionatin Botëror në Trondheim. Ajo gjithashtu mori medaljen e bronztë në skiatlon dhe bëri një rikthim të madh në xhiron e fundit kur Suedia fitoi medaljen e artë në stafetën e femrave”, shkruan mediumi suedez.